Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini dhe partneri i saj Dragos Savulescu njihen si çifti më i çmendur në showbiz pasi guxojnë të bëjnë gjëra që si kemi parë më parë, kujtojmë këtu mënyrën e çuditshme që zgjodhën të martohen para disa muajsh.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e meshkujve mundohen të ruajnë të dashurën nga sytë e të tjerëve, biznesmeni rumun ka zgjedhur ti publikojë fotografinë topless.

Të dy po shijonin ditën me diell, kur Dragos publikoi në rrjetin e tij personal në Instagram pamjen e zhveshur nga mesi e lart të modeles shqiptare.

Fotografinë e saj e ka shoqëruar me përshkrimin "Ditë e nxehtë", ku Angela mbulon gjoksin me duar.