Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të finales së Champion League, duke ironizuar portierin e Liverpulit, Karius.

Rama e ka krahasuar “gardianin” gjerman me kreun e opozitës, Lulëzim Bashën.

Ja çfarë shkruan kryeministri në statusin e tij në “Facebook” pas ndeshjes: “Tani është e qartë pse s’pati protestë në Tiranë sot Në krye të PD paska qenë portieri i Liverpulit dhe Luli paska ikur në Kiev për të mbrojtur portën e Liverpulit.