Me rastin e ditës Ndërkombëtare për fëmijët e humbur, në Durrës është zhvilluar një aktivitet sensibilizues, me pjesëmarrje masive të nxënësve të shkollave 9-vjeçare të qytetit.
Në aktivitetin e mbajtur "Zumba Show" në sheshin "Liria" për gati dy orë fëmijët janë argëtuar me Endri Dance, i cili solli ushtrime të kësaj gjinie për të gjithë fëmijët.
Aktivitetin e përshëndeti edhe drejtori I Kulturës në bashkinë e Durrësit Ardian Gurra, i cili tha se bashkia është në mbëshetje të aktiviteteve argëtuese dhe sensibilizuese për të gjithë fëmijët.
Endri Karaboja, koreograf i "Zumba Show-t" tha se sot ishte një leksion i hapur në zhanerin e zumbas. Qëllimi ishte që fëmijët të kërcenin të gjithë sëbashku me njëri-tjetrin, për të sjellë një frymë të re në Durrës.
Fëmijët janë argëtuar pa masë, ndërsa procesi mësimor është në ditët e fundit. Nxënësit ju bashkuan kërcimeve të ndryshme duke e parë dhe si një mundësi të mirë që përtej procesit mësimor dhe mungesës së aktiviteteve fizike në të përditshmen e tyre të kërcejnë në shesh të hapur.
Ndjekim materialin
K.H.