Të gjitha familjet në Durrës që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me Bonus Strehimi në bazë të V.K.M.nr.1093, datë 28.12.2015 “Miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit” duhen të dorëzojnë në Bashkinë e Durrësit listën e plotë të dokumenteve, që “DurrësLajm” i publikon më poshtë:
Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në zyën e informacionit, pranë Bashkisë Durrës. Ndërsa afati i aplikimeve për bonus strehimi është deri më datë 20 qershor 2018.
NJOFTIMI I PLOTË
Të gjithë Familjet që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me BONUS STREHIMI në bazë të V.K.M.nr.1093,datë 28.12.2015 “Miratimin e proçedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit”duhen të dorëzojnë në BASHKI këto dokumenta :
DOKUMENTET SHOQËRUESE PËR APLIKIMIN PËR BONUS STREHIMI
GJENDJA FAMILJARE
- Certifikata Familjare aktuale e aplikantit (origjinale)
- Kopje e dokumentave të identifikimit (pashaporte ose karte indentiteti ) per çdo pjesëtar familje.
- Vertetim qe jeni banor ne njesine administrative ku eshte paraqitur kerkesa.
- Në rastin e çifteve të divorcuara që kanë një fëmijë në kujdestari, vendimin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.(Origjinale ose e noterizuar)
- Vertetim punesimi nga punedhenesi per çdo pjestar te punesuar ne institucionet shteterore, ku cilesohet pozicioni i punes dhe paga e perfituar neto sipas kolones 4 te nenit 1 te deklarates. Vertetimi duhet te shoqerohet me fotokopjen e librezes se punesimit dhe Vertetimin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale).
- Vertetim punesimi nga punedhenesi per çdo pjesëtar te punesuar ose vetpunesuar ne Sektorin Privat ku cilesohet pozicioni i punes dhe paga e perfituar neto sipas kolones 4 te nenit 1 te deklarates.Vertetimi duhet te shoqerohet me fotokopjen e librezes se punesimit dhe Vertetimin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale)
- Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore i cili deklaron te ardhurat per personat ne pension.
- Vertetim per kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore per individin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale) ne te cilen percaktohen te ardhurat per cdo pjestar tjeter te familjes te Aplikantit sipas certifikates familjare (origjinale)
STATUSI I STREHIMIT
- Vertetim nga ALUIZNI qe aplikanti apo çdo pjestar tjeter i familjes ne moshe madhore nuk ka aplikuar per legalizim banese. (Origjinale)
- Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme që nuk ka të dhëna mbi pronësinë e shtepisë në emër të personit që kërkon strehim dhe pjesëtarëve të familjes së tij.(Origjinale)
- Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive ë Patundshme për sipërfaqen e pronës që zotërohet nga familja ose nga ndonjëri prej pjestarëve te saj. (Origjinale)
- Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme mbi disponueshmërinë e pronësisë së cdo godine, e cila mund të përdoret si një godinë banimi. (Origjinale)
- Nëse është me qira, Kontrata e qirasë e nënshkruar në praninë e Noterit.
- Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të mira ose që rrezikon shembjen, kopja origjinale e vërtetimit të lëshuar nga Shërbimet Teknike të Bashkisë.
- Në rastin e çifteve të reja, aktin e martesës dhe certifikatat për llogaritjen e moshës totale.
- Në rast lëvizjeje për arsye punësimi,vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme e vendit të origjinës, që në emër të aplikantit nuk ka asnjë të dhënë të ndonjë prone të regjistruar e cila mund te perdoret si banese.
TËARDHURAT E FAMILJES
- Dokument nga organet e taksave dhe ato të Sigurimeve Shoqërore për kontributet e depozituara, kur një prej pjesëtarëve të familjes ëhtë i vetëpunësuar.
- Vërtetim i punësimit të rastit ( orët e punës dhe të ardhurat për një vit).
- Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Ndihmës dhe Kujdesit Bashkiak,për pjestarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara.
- Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Punësimit e njësisë bashkiake përkatëse,për personat e përfshirë në programin e pagesës për të papunët.
- Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Punësimit e njësisë bashkiake përkatëse,për personat e përfshirë në programin e ndihmës ekonomike.
- Deklaratë e të ardhurave të siguruara gjatë vitit të fundit:
- Dypunësim
- Emigracion
- Pasuri e patundshme
- Të tjera
KËRKESË E VEÇANTË PËR STATUSIN E NJË PREJ PJESTARËVE TË FAMILJES
Dokumentacionin zyrtar që verifikon statusin e:
- I verbër i grupit të parë
- Invalid paraplegjik dhe tetraplegjik
- Invalid i punës
- Invalid i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare
- Jetim
- Anetar i Komuniteti Rom
- Anetar i Komuniteti Egjiptian
- Familje e policëve të rënë në detyrë
- Emigrant i rikthyer
- Punëtori emigrant
- Punonjësit e policisë së shtetit
Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në zyën e informacionit, pranë Bashkisë Durrës.
Afati i aplikimeve për bonus strehimi është deri më datë 20 qershor 2018.





