Inter po mendon për një goditje ambicioze në merkaton e verës për të marrë sulmuesin e Barcelona, Luis Suarez, nëse arrin të kualifikohet për në Champions League.E ardhmja e uruguaianit të Barcelona është vënë në dyshim serioz, pasi paraqitjet e tij nuk këtë sezon nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, edhe pse ka shënuar 31 gola në 50 ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë.

Megjithatë, me Barcelonën që eliminuar shumë shpejt në Champions League dhe Suarez ka treguar se me kalimin e moshës nuk është më ai i dikurshmi, kësisoj ndoshta për të ka ardhur koha të ndryshojë ambient.Sigurisht që arritja marrëveshjes për blerjen e Suarez nuk do të ishte e lehtë, por sipas “Don Balon” palët mund të arrijnë marrëveshjen e madhe, nëse Inter ofron 100 milionë euro.

Faktikisht, Inter nuk do ta ketë të vështirë të arrijë kuotën e 100 milionë euro, sepse këto para mendohet se do të vijnë nga shitja e mundshme e Mauro Icardi.“Don Balon” ka shtuar se krahas Inter, edhe Liverpool është interesuar për Suarez, që mund të rikthehet në “Anfield” nëse largohet ndonjë nga treshja sulmuese Salah-Firmino-Mane.