Eugent Bushpepa këndoi i treti sonte në Eurovizion duke dhuruar një performancë të shkëlqyer të këngës “Mall”.
Bushpepa u ngjit në skenë i sigurt duke përcjellë emocion me këngën dhe vokalin e tij të veçantë.
Ai është pritur mjaft mirë nga publiku, të cilët duket se nuk ia kursyen aspak duartrokitjet dhe ovacionet.
Shpresojmë që ky të jetë një fillim i mbarë për Shqipërinë dhe Eugentin në këtë event të këngës evropiane.