ISIS rishfaqet në futboll duke kërcënuar sërish.
Organizata terroriste ka publikuar një foto ku duket logoja e Botërorit Rusi 2018 me një thikë në mes, një sinjal mëse i qartë ky se kjo organizatë do të synojë të përgjakë evenimentin e verës së ardhshme.
Organizata terroriste islamike ka publikuar edhe një mesazh ku shkruhet “ Vritini të gjithë”.
Por pavarsisht kërcënimeve të ISIS në Rusi po marrin çdo masë të mundshme që Kupa e Botës të shkojë sipas planeve dhe të jetë një festë e vërtetë për tifozët dhe futbollistët.





