Piktori Nuri Jaupi ka një traditë 50-vjeçare në pikturë. Edhe pse për arsye biografike ai nuk u lejua që të studionte në Akademinë e Arteve në Tiranë, kanë qenë një sërë piktorësh që e kanë ndihmuar që të arrijë nivelet bashkëkohore të pikturës, mes të cilëve ai përmend kolosët e pikturës shqiptare, Fatmir Haxhiu dhe Guri Madhi.

Këtyre piktorëve ai u ka qëndruar mirënjohës gjatë gjithë jetës. Dhe për këtë ai tregon mjaft ndjeshmëri sot për të ndihmuar më të rinjtë tek të cilët ai shikon shkëndijat e talentit në pikture, duke perifrazuar shprehjen se gjeniu është talent plus punë.

Kështu në studion e tij gjetëm shumë nxënës që kanë dëshirë të bëhen piktorë të ardhshëm por edhe nga ata që janë të talentuar por që piktura do t’i ndihmojë në fushën e arkitekturës ku ato mendojnë se do të gjejnë vetveten.

Nuriu shprehet se e quan si detyrim të tijin transmetimin e artit të pikturës tek këta fëmijë të talentuar, që kanë interes në pikturë.  Nxënësit e tij flasin për aspiratat që kanë për telajon dhe fushën e ngjyrave artistike që i ka joshur.

Ai ka nxjerrë ndër vite disa piktorë të talentuar që janë mjaft premtues në ekspozitat e hapura.

K.H.