Fëmijët nga Kazakistani kanë triumfuar duke rrëmbyer më shumë çmime të para në Kampionatin Botëror të shkollave të Shahut, që u mbajt në Durrës me pjesëmarrje të 40 shteteve. Shahistët e vegjël të Kazakistanit të ndjekur nga rusët, turqit, kinezët e mongolwt, kanë treguar aftësi të padiskutueshme në këtë sport, duke vijuar traditën e të parëve të tyre.

Edhe Shqipëria tregoi se ka brumë të mire, jo vetëm me pjesëmarrjen por edhe me paraqitjen që bënë konkurentët hqiptarë. Nxënësit shqiptarë patën rezultate më të mira për vajza.

Për moshën deri 7 vjeç, Amelia Gashi doli e pesta, në moshën deri 13 vjeç Elisa Isufi doli e 8-ta dhe Klea Shuqja e 10-ta. Edhe Bullgaria, ndonëse kjo e fundit është e përjashtuar nga Federata Botërore dhe sportistët e saj garuan nën flamurin e FIDE-s.

Nga djemtë shqiptarë, rezultatin më të mirë e arriti Zino Veleshnja në kategorinë e moshës U17, duke dalë në vendin e 8-të me 5 pikë.

Më poshtë rezultat e Kampionatit Botëror të Shahut:

Pjesëmarrja 40 shtete

ALB, ARU, AZE, BRA, CHN, CRC, ENG, ESA, EST, FID, FIN, GEO, GER, GUA, HUN, INA, IND, IRL, ISL, ISR, KAZ, KGZ, KOS, MGL, MNE, NZL, POL, ROU, RSA, RUS, SGP, SLO, SRB, SRI, SVK, TUN, TUR, UAE, UKR, USA

Rezultatet:

Djem U7: Pjesëmarrës 36

Fitues:

1.      Tulendinov Dinmukhammed KAZ. 7,5pike

2.      Karimli Yusif AZE, 7 pike

3.      Tsoy Maxim KAZ, 7 pike

Shqiptare:

1.      Dionis Senjo, vendi 25; 4 pike ne 9 ndeshje, rezultat i mire (luan shah prej 3 muajsh)

Djem U9: Pjesëmarres 50

Fitues:

1.      CM Vetokhin Savva RUS; 5 pike

2.      CM Tenuunbold Battulga MGL; 5 pike

3.      Suleymanli Ismayil AZE; 5 pike

Shqiptare:  9

1.      Aleks Kote vendi 33; 4 pike

Djem U11: Pjesëmarres 58

Fitues:

1.      CM Ochirbat Lkhagvajamts MGL 7.5. pik

2.      CM Xie Kaifan CHN 7 pik

3.      Chen Kailin CHN 6.5 pike

Shqiptare:  18 gjithsej – Adrian Guri, vendi 32, 4.5. pike

Djem U13: Pjesëmarres 37

Fitues:

1.      Petkov Momchil (luan nen Fide, Bullgaria e perjashtuar nga Fide) 7 pike

2.      Dolgun Can (TUR) 7 pike

3.      CM Advait Bagri SGP 6.5 pike

Shqiptare: 10

Glen Kasa. vendi 24, 4 pike

Djem U15: Pjesëmarres 37

Fitues:

1.      Isanzhulov Arystan (KAZ) 6.5

2.      CM Thilakarathne G M H (SRI) 6.5.

3.      Abdilkhair Abilmansur (KAZ) 6.5

Shqiptare: 7

Kidar Meleqi, vendi 26, 4 pike

Djem U17: Pjesëmarrës 22

Fitues:

1.      FM Ibrahimli Murad (AZE) 7.5. pike

2.      Akdogan Alperen (TUR) 7 pike

3.      FM Sipetin Vladislav (RUS) 6 pike

Shqiptare:  4, Zino Veleshnja, vendi 8,5 pike

K.H.