Premiera "Komedia që shkon për dreq" me regji të Driada Dervishit hap sezonin e ri teatror në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Komedia realizohet në 15 vjetorin e fillimit të punës në këtë teatër nga regjisorja Dervishi e cila ka korrur sukses të jashtëzakonshëm me dy komeditë e realizuara në 2017, “8 Femrat” dhe “Shirli Valentina” shfaqje të cilat për netë e netë me radhë kanë mbushur sallat e teatrove në çdo reth ku kanë shkuar.
“Komedia që shkon për dreq”, është në ditët e fundit të përgaditjes së saj dhe garanton shumë humor dhe spektakël nga shtatë aktorët e përzgjedhur nga regjisorja Dervishi, e cila atë çfarë ndodh pas skene, që askush nuk e sheh, e sjell në skenë për publikun.
Është superticioze sepse atje ku publiku nuk sheh, ndodhin shumë skena dhe jo rrallë herë aktorëve gjithçka u shkon për dreq.
Për herë të parë Driada Dervishi bashkëpunon me Mjeshtrin e Madh, Bujar Asqeriu, me pjesëmarrje të aktorëve Romir Zalla, Gentjan Zeneli, Monika Lubonja, Donald Shehu, e Sokol Angjeli.
Dy vrasje brenda një nate në shtëpinë e Havershamëve dhe më pas “ një çorbë e madhe derri”, siç mund të pritet vetëm në KOMEDINË QË SHKON PËR…DREQ. Përkinsi, anëtari më i ri i trupës amatore teatrore vjen nga një aktor i vërtetë që premton shumë, Donald Shehu.
PREMIERË
Teatri “Aleksandër Moisiu” Durrës:
Në role
- Romir Zalla
- Gentian Zenelaj
- Lubonja Monika
- Sokol Angjeli
- Alessia Xhemalaj
- Pjesëmarrje e veçantë e Bujar Asqeriut
Përkthimi: Artur Lena
Muzika: Endri Sina
Kostumet: Elva Bella
Skena: Beqo Nanaj
Lëvizja skenike: Donald Martini
Grafika e video: Endri Beqo
Realizimi i videos: Ervist Muhadri
As/regjisore: Alesia Xhemalaj