Policia e Kurbinit ka shpallur dy shtetas në kërkim, të cilët nën kërcënimin e armës kanë dhunuar e më pas i kanë grabitur automjetin tip "Benz" shtetasit A.N 26 vjeç banues në Mamurras.
Në njoftimin e policisë, thuhet se dy të rinj E.M dhe O.D përkatësisht 31 dhe 34 vjeç, kanë dhunuar drejtuesin e mjetit ‘Benz’ dhe më pas kanë marrë makinën dhe janë nisur në drejtim të paditur.
Pas ngjarjes, 26-vjeçari A.N ka shkuar në spital ku është mjekuar pas plagëve të marra, ndërkohë që dy personat e lartpërmendur janë shpallur në kërkim.





