Një aksident me një të vdekur është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në vendin e quajtur "Tre Urat" në Lushnjë.
48 vjeçari I.Sh., ka gjetur vdekjen teksa drejtonte mjetin e tij motoçikletë, pasi u përplas nga një automjet tip Ford.
Është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit, shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet përkatëse.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





