Nga shpërthimi i fuqishëm i makinës me tritol, mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit 38-vjeçari Ervin Memo.

“BalkanWeb” ka publikuar pamje pak pas ngjarjes, ku shihet edhe shoferi në sediljen e tij, i plagosur, në pritje të ambulancës dhe momenti kur Memo nxirret nga mjeti e qytetarët e pranishëm e kanë shoqëruar me duartrokitje për tek ambulanca.

 Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen dhjetra qytetarë si dhe forca të shumta policisë. Po ashtu, shihet se mjeti është shkatërruar thuajse plotësisht nga shpërthimi.