Në pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës është luajtur sfida mes Teutës dhe Partizanit.

Ndeshja mes vendit të dytë dhe të tretë të kampionatit, ka treguar nivel të lartë dhe rivalitet, ashtu siç kanë qenë të gjitha përballjet mes këtyre dy skuadrave këtë vit. Pjesa e parë me një dominim të lehtë të Teutës u mbyll në shifrat 39 – 33.

Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, skuadra e Partizanit është më superiore dhe i përmbys shifrat në 56-53. Por vetëm kaq ka zgjatur dominimi i ekipit të Arben Fagut, pasi në periodën e fundit, Teuta përmbys gjithçka dhe në fund arrin të triumfojë 77 – 69.