Në galerinëe arteve pamore “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit është çelur këtë fundjavë nje ekpozitë e veçantë me piktura të nxënësve të shkollës së ciklit 9-vjeçar “Shaqe Mazreku”, të cilët kanë eksperimentuar të shprehin nepërmjet ngjyrave dhe gjuhës së artit botën e tyre femijërore në stinën e pranverës.

Pjesëmarrja e nxënësve në ekspozimin e këtyre punimeve ka qenë e madhe dhe ambiciet për më shumë në të ardhmen janë evidente të shumë prej tyre. Drejtori i shkollës Gëzim Metalija, thotë se këto piktura janë ekspozuar me qëllim që banorët e qytetit të njihen me botën fëmijërore të tyre si dhe interesat artistike që kanë.

Metalija flet mbi zbulimin e talenteve të reja që janë premtuese në klasat e kësaj shkolle dhe perspektivën e tyre të pritshme në të ardhmen për të lënë gjurmë në jetën kulturore e artistike të vendit.

Pjesëmarrësit në ceremoninë e çeljes së ekspozitës kanë vlerësuar talentin dhe përkushtimin e nxënësve të cilët kërkojnë që t’i prezantohen opinionit qytetar të Durrësit jo vetëm me rezultate të mira në mësimet e përditshme, por edhe me synime elitare në formimin e tyre kulturor, siç është edhe fusha e bukur e artit të ngjyrave.

K.H.