Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga opozita në lidhje me abuzimet me tokat e shpërndara sipas ligjit 7501.
“Durrësi nuk ka problematika të kësaj natyre, sepse problematikat janë trajtuar para vitit 2010. Bashkia e Durrësit nuk ka shpërndarë toka sepse nuk e ka patur këtë mundësi. Durrësi nuk ka asnjë ngjashmëri me Lezhën, ku kryebashkiaku u arrestua e po hetohet për shpërndarje abuzive të tokave”,- tha Dako për DurrësLajm.
K.H.





