Të shtunën e 8 prillit 2017, jeta e Artan Cukut u pre në mes nga plumbat. Kryekomisari u qëllua për vdekje në hyrjen e pallatit ku banonte në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë.
365 ditët e mungesës së tij u përkujtuan në një ceremoni që mblodhi miq, kolegë, personalitete të drejtësisë, politikës dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Në një libër që mban firmën e ish-kryepolicit Ahmet Prenci dhe një dokumentari të përgatitur nga gazetarja Ardita Bala, të titulluar “In Memoriam”, shfaqej ana e panjohur e Artan Cukut, të cilit në 1-vjetorin e vdekjes iu akordua dhe titulli ‘Qytetar nderi i Dibrës’.
Një ndër miqtë e shumtë që e ka përkujtuar kryekomisarin, është dhe Flamur Gjuzi, ish-kreu i Aluiznit në Durrës. Përmes një postimi në “Facebook”-un e tij, Gjuzi thotë se miku i tij i mirë, do të jetë i paharruar për të.
“1 vit pa ty Tan Cuku.
Miku im i mirë, mes miqsh e kolegësh emri yt do të përmendet gjatë. I paharruar do të jesh për mua”.





