Sinoptikanët parashikojnë një të shtunë ku do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta në territorin shqiptar.
Pas mesditës, pritet fuqizim i vranësirave duke sjellë shira të përkohshëm në zonat Lindore dhe Juglindore.
MeteoAlb bën me dije se orët e mbrëmjes risjellin kthjellimet në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Ndërsa temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, mesdita sjell një rritje me 2°C të vlerave termike, në pjesën më të madhe të vendit.
Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 – 3 ballë.





