Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të vizitojë sërish Tiranën.
Lajmin e përcjell gazeta greke Protothema e cila shkruan se vizita e Kotzias do të nisë të martën. Fjala është për një tur vizitash të cilat do të nisin në Tiranë, e më tutje në Kosovë, Serbi.
Destinacioni i fundit do të jetë Shkupi, aty ku pret dhe debati i nxehtë i vendosjes së emrit të Maqedonisë.
Nga ana tjetër përsa i përket çështjeve të lëna në Tiranës pezull, ende nuk dihet se kur do të zhvillohet takimi mes Ramës e Tsipras, pavarësisht se kohët e fundit është folur për një dakortësi në muajin e verës.





