Pa kaluar 2 muaj nga largimi i Visho Ajazit, zëvëndësi i tij, Helidon Bendo largoi nga detyra të gjithë drejtuesit e mëparshëm.
Kështu mësohet se ndër të tjerë është shkarkuar edhe drejtori i SHISH Durrës, Tonin Prendi, ndërkohë që në vend të tij është emëruar Ilir Tafa.
Në të njëjtën kohë, nga drejtori Helidon Bendo janë zbritur në detyrë Drejtori i Zbulimit, Drejtori i Kundërzbulimit, Drejtori i Bërthamës së Brendshme dhe të Jashtme të Shërbimit, Drejtori i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Drejtori i Arshivës Sekrete, Drejtori i Personelit, dhe Drejtorët e të gjithë qarqeve.





