Protesta paqësore në katër kryqëzimet e disa prej akseve më kryesore të vendit, solli për 2 orë bllokimin e rrugëve dhe paralizimin e lëvizjes për të gjithë drejtuesit e automjeteve të vogla e atyre të mëdha.
Pas përfundimit të protestës në Çermë të Lushnjës, ka filluar edhe qarkullimi i makinave. Në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, vërehet një trafik tejet i rënduar në drejtimin për në Lushnjë, ku me dhjetëra kamionë e mjete të vogla, ishin në radhë.
Për më tepër, shihni pamjet e filmuara nga kamera e “DurrësLajm”, fill pas përfundimit të protestës paqësore.





