Sikurse kishte paralajmëruar opozita për mbajtjen e një protestë për mosbindjen civile, dhjetëra qytetarë kanë dalë sot paradite të protestojnë në katër akset kombëtare, Milot, Vorë, Bradashesh dhe Çermë, kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Edhe qytetarët durrsakë i janë bashkuar revoltës popullore në bllokimin e rrugës te kryqëzimi i Çermës. Po ashtu, përfaqësues nga PD-ja e Durrësit si qytetarë civile i janë bashkuar kësaj revolte.