Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, në afërsi të sheshit “Pranvera”.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se bëhet fjalë një sherr mes dy të rinjve, i nisur në rrjetet sociale dhe që ka degjeneruar deri në përplasje fizike dhe plagosje.
Mësohet se dy të rinjtë kanë ofenduar njëri tjetrin në Instagram.
Autori i plagosjes, një 17-vjeçar, është takuar me të riun me të cilin ka debatuar në rrjetet sociale, pasditen e sotme.
Pasi kanë debatuar, adoleshenti A.P. ka qëlluar me pistoletë të plagosurin, një shtetas 18-vjeçar, me mbiemër Karaboja.
Autori dyshohet se është banor i zonës së ish-Kënetës dhe është me origjinë nga Mirdita.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
K.H.





