Viti i Skënderbeut mblodhi piktorë nga Shqipëria dhe diaspora.
Në kuadrin e vitit të Skënderbeut rreth 50 piktorë nga i gjithë vendi por edhe nga diaspora, për 4 ditë rradhazi kanë vizituar dhe kanë pikturuar zona duke pasqyruar në art aspekte të ndryshme nga Kalaja e Skënderbeut, Kalaja e Zgërdheshit, Qatshtama, Sari Salltiku, Pazari karakteristik krutan, Mali i Skënderbeut.
Këto vepra të cilat u ekspozuan në një prej hoteleve të qytetit të Krujës. Kanë qenë më shumë se 100 piktura të punuara me mjeshtëri nga piktorë të rinj e të vjetër, të cilat u vizituan nga artëdashësit krutanë.
Qyteti i Krujës ka zona të shumta piktoreske dhe me vlera historike kombëtare që janë bërë shpesh objekte të vlerave artistike.