Skandali me tregtinë e naftës “virgin” si benzinë përfundon me dënimin vetëm të administratorit të kompanisë “Tea Konstruksion e Petrol”, Adrian Xhillari.

Gjykata e Tiranës vendosi të enjten dënimin e Xhillarit me 15 vite burg, nga të cilat do të vuajë vetëm 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa dy ish-zyrtarët e lartë të Doganave, Lula Njebza dhe ish-drejtori i Degës Doganore të Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, morën pafajësi.

Ardian Xhillari u shpall fajtor për fshehje të ardhurash, mospagim taskash në vlerën e mbi 240 milionë lekëve dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Aktualisht, Ardian Xhillari mbahet i arrestuar në Gjermani, në pritje të procedurave të esktradimit drejt Shqipërisë.