Kryebashkiaku Vangjush Dako ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale për dy llogaritë që administrohen prej tij.
Dako ka theksuar se vetëm këto dy llogari në Facebook dhe Twitter janë të tijat, ndërkohë që të gjitha adresat e tjera që mund të mbajnë emrin Vangjush Dako nuk administrohen nga qytetari i parë i Durrësit.
Postimi i Vangjush Dakos:
Të dashur miq!
Dua t’ju bëj të ditur se kjo është e vetmja faqe zyrtare në facebook që administrohet nga unë. Çdo adresë tjetër me emrin Vangjush Dako nuk është nën administrimin tim.
Llogaritë e mia zyrtare janë:
https://www.facebook.com/vangjushdako.dr/
https://twitter.com/vangjushdako





