"Ishujt Fërfëllizat dhe ti" është quajtur turneu i regjisorit Leonard Bombaj, i cili merret kryesisht me fëmijët e talentuar në art, në qytetin e Durrësit këtë fundjavë.

Turneu për fëmijët nga 5 deri në 15 vjeç, përfshin show muzikal, film dokumentar, trajnim aktrim dance, dhe mbyllet me pikturë e kërcim.

Regjisori Leonard Bombaj e nisi me Durrësin për të vijuar më pas me rrethet e tjera. 

Ai tha se "Ky është show muzikal nga fëmijët për fëmijët, ku në çdo qytet seleksionohen 50 talente të ndryshme, sepse talente nuk ka vetëm në Tiranë."

Aktivitetet janë ndjekur nga shumë fëmijë të interesuar dhe prindërit e tyre.

K.H.