“Kur dashuria bëhet poezi”, është koncerti recital i radhës i këngëtares durrsake Luljeta Strefi.

Koncerti është parashikuar të zhvillohet në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, ndërsa këngëtarja në një prononcim për DurrësLajm tha se surprizë shumë e bukur është bashkëpunimi me tenorin Kastriot Tusha.

Luljeta Strefi sapo është kthyer nga Italia, aty ku jeton prej shumë vitesh dhe është njohur me bashkëshortin e saj muzikant. Koncerti ”Quando l’amore diventa poesia” vjen nën drejtimin e Giuseppe Palumbo, që është edhe bashkëshorti i Luljetës.

Të gjithë artdashësit kanë mundësi që në datën 26 Mars, në orën 18 e 30, në teatrin “Aleksandër Moisiu” të ndjekin recitalin, ndërsa hyrja është e lirë.

K.H.