Në Durrës, Teuta flirtoi me 3 pikët ndaj Skënderbeut, por kjo ndodhi deri në minutat shtesë të takimit, pasi James u prishi festën, duke shënuar golin e barazimit.Hila kaloi në avantazh vendasit në fillim të pjesës së dytë, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi, ndërsa Skënderbeu barazoi në minutën e 92-të, falë golit të shënuar nga James.

Në minutën e fundit shtesë, Moçka shkoi sërish në zonë për të shënuar, por goditja e tij këtë herë, nuk përfundoi në rrjetë.Pas javës së 25-të të Superiores, Skënderbeu thellon akoma distancën nga Kukësi ndjekës, ndërsa Laçi i afrohet edhe më shumë vendit të dytë dhe Luftëtari ngjitet në vendin e 4-t.

Sa i përket zonës së mbijetesës, distance mes Vllaznisë dhe Teutës vijon të mbetet 4 pikë, pasi të dyja skuadrat morën nga një pikë në takimet respektive sot.