Është zhvilluar këtë të hënë në Kryeministri, prezantimi i projektit të Teatrit të ri Kombëtar, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e artistëve.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë theksoi vendosmërinë e qeverisë për të shembur teatrin ekzistues dhe ndërtimin mbi të, të një Teatri dinjitoz.
Sipas shefit të qeverisë, sot Teatri Kombëtar është jashtë çdo standardi.
Por në fund të fjalës së Kryeministrit, kërkoi fjalën aktori i madh Robert Ndrenika, prezent në këtë takim.
Megjithatë ka qenë vetë Kryeministri Rama që nuk e lejoi të flasë duke i kërkuar që më parë të shohë prezantimin e projektit.
“Jo jo, prit shiko projektin njëherë” është shprehur Rama pas kërkesës së aktorit për të marrë fjalën.
“Mirë, dakord po shoh projektin” i është përgjigjur pa mikrofon aktori i madh.