Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se sot pasdite, në orën 17:00 në sallën e Ekspozitave në Kryeministri, do të prezantojë projekt-propozimin e Teatrit Kombëtar, duke mbyllur kështu çdo diskutim të bërë deri më tani mes artistëve dhe qeverisë.
Rama shkruan se projekti është realizuar nga studio ndërkombëtare “BIG” dhe teatri i ri do të ngrihet mbi gërmadhën e të vjetrit.
Sipas tij, projekti-propozimi është një nismë frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social.