Momente frike dhe paniku në përballjen mes Boston Celtics dhe Minnesota Timberwolves, me Jaylen Brown që ishte protagonisti kryesor. 21-vjeçari i Celtics la pa fjalë të gjithë të pranishmit, pasi pësoi një rrëzim të frikshëm.

Gjithçka nisi me kundër aksionin e tij, që pasi rrëmbeu topin nga kundërshtarët përshkoi gjithë parketin duke shënuar pikë, por basketbollisti humbi ekuilibrin dhe rrëzimi i tij në tokë ishte më të vërtetë i dhimbshëm dhe frikshëm me Brown që dukshëm reflektonte dhimbjet dhe nuk arrinte të lëvizte dot.

Të gjithë të pranishmit i kaploi ankthi për gjendjen e tij, diçka që reflektohej edhe në fytyrën e tyre. E menjëhershme ishte ndërhyrja e stafit, me 21-vjeçarin që në fund arriti të ngrihej në këmbë i shoqëruar me ovacionet dhe duartrokitjet e publikut.