Debat i ashpë dhe akuza mes Koço Kokëdhimës dhe Shpëtim Nazarkos teksa diskutohej për lëvizjet antisistem.
Të ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Nazarko prezent fizikisht dhe Kokëdhima nga telefoni, ky i fundit deklaroi se emisioni në fjalë është “i sponsorizuar nga kasta".
Kaq ka mjaftur që debatit t’i vihej “flaka”.
Pjesë nga debati:
Kokëdhima: Emisioni eshte i sponsorizuar nga kasta.
Nazarko: Ti ke qene gjithë jetën pjese e kastave. E ke pafillën në vend. P**dhë me rigon. Ke ikur për lesh. Po jo mua të lutem, po më ofendon mua. Unë nuk vij më kurrë këtu.
Eni Vasili: Është e pamundur t’ju lejoj që të sulmoni që në fillim.
Kokëdhima: Kur unë flas është që ju të dëgjoni, kjo është elementarja. Paneli juaj duhet të heshtë kur flas unë.
Arjan Çani: Për kë e kishte kur the: ‘I’ua ka sponsorizuar emisionin kasta’?
Kokëdhima: Lubonja tha se në Shqipëri s’ka pluralizëm. Në një kohë kur Shqipëria është e pozicionuar në vendet e fundit të botës sa i takon lirisë mediatike, kush është ai që e beson se jemi “të lirë”?!





