Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu deklaroi se Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian. Gjatë një takimi me të rinj nga Rrësheni, Lu pohoi se brezi i ri do udhëheq Shqipërinë drejt së ardhmes.
“
️ | Foto e Ditës | "Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj", u tha Ambasadori Lu një grupi nxënësish të shkollës së mesme nga Rrësheni gjatë programit Njihu me Amerikën. Mësoni më shumë për programin Njihu me Amerikën: https://goo.gl/hMq9Vk #LetGirlsLearn”, shkruhet në faqen e ambasadës.





