Me rastin e 8 Marsit, festës së gruas, janë vlerësuar 10 prej grave që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë histori në qytetin e Durrësit, të evidentuara në fusha të ndryshme si: mjekësi, biznes,  ekonomi, mësimdhënie  etj. Krahas tyre, shoqata “Gruaja e kohës dhe ekonomia” në Durrës” në aktivitetin e përvitshëm ka nderuar me titullin “Simbol i gruas” gazetaren Eni Vasili, zëvendësministren e Brendshme Rovena Voda dhe biznesmenen Elsa Balza.

Titujt janë dhënë nga prefekti i Durrësit Roland Nasto.

Organizatorja Myzejen Konduri, tha se është shumë i rëndësishëm roli i gruas, jo vetëm në familje, por si një lokomotivë që tërheq të gjithë shoqërinë drejt përparimit. Në këtë aktivitet të zhvilluar në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë nderuar edhe 10 gra që me kontributin e tyre kanë shënjuar gjurmë në jetën durrsake.

Gazetarja Eni Vasili u vlerësua “Për kontributin e shquar intelektual dhe qytetar në media në problematikën e mbëshetjen e komunitetit të gruas”. Duke falënderuar organizatorët, Eni Vasili tha se “Ruajtja e vlerave është përveçse një sfidë personale, dhe një mision shumë i madh e i rëndësishëm. Duhet shumë dashuri e përkushtim për të arritur tek të vërtetat”.

K.H.