Policia italiane në Ruguza ka shkatërruar një rrjet të shpërndarjes së kokainës dhe hashashit, ndërsa në pranga janë vendosur 12 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë.

Siç raportojnë mediet e vendit fqinjë, pjesa më e madhe e të arrestuarve janë të rinj dhe dy prej tyre janë nën moshën 18 vjec. Shqiptarët e arrestuar janë: Elvis Maloku, 20 vjeç; Alandro Maloku, 21 vjeç; Erion Rapaj, 26 vjeç; Dragan Hasanaj, 24 vjeç; Skerdian Hazizaj, 24 vjeç dhe Z.A, 18 vjeç.

Hetimi për grupin kriminal ka nisur që në pranverën e vitit të kaluar. Ata shpërndanin kokainë në qytet madje dhe tek vajzat e reja të cilat shpesh ofronin favore seksuale në mungesë të parave. 

Anëtarët e bandës i dorëzonin edhe nëpër shtëpi porositë e drogave tek përdoruesit.