Maratona Rinore ka startuar në edicionin e saj të nëntë me pjesëmarrjen e 18 shkollave publike e jo publike në Durrës. Prej datës 15 shkurt deri më 24 shkurt, që shpallet edhe fituesi, nxënësit e shkollave kanë mundësi të shpalosin në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” talentin e tyre në fusha të ndryshme. Skena është kthyer në një arenë të madhe të talenteve në muzikë, këngë, kërcim, pikturë, interpretim, recitim, etj, madje edhe në përgatitjen e reportazhit.
Shkollat pjesëmarrëse në Maratonën Rinore kanë shfaqur para jurisë së përbërë nga emra të njohur të intelektualëve në Durrës interpretimet e tyre.
Midis shkollave ka një garë të jashtëzakonshme, pasi nxënësit përkrahin e bëjnë tifozeri për një nxënës apo një grup nxënësish që performojnë.
Arian Plaku në rolin e organizatorit, tha se Maratona Rinore është festivali më i mirë ku nxënësit durrsakë mund të shfaqin talentet e tyre në atë fushë ku ata janë më të prirur.
Ky festival mbështet nga Aleanca Franceze dhe bashkia e Durrësit, ndërsa falënderimet shkojnë edhe për drejtorin e teatrit, i cili ka lënë në dispozicion të aktivietit sallën e madhe të teatrit “Aleksandër Moisiu”.
K.H.