Në Eurovizion do të ketë 3 artistë shqiptarë, të cilët do të na përfaqësojnë denjësisht.
Këtë gjë e tregojnë edhe sondazhet e bëra në faqen online “Wiwibloggs” (faqja online mbi spektaklin e muzikës Europiane) në të cilën vendin e parë e mban dyshja Ermal Meta dhe Fabrizio Moro-n me më shumë se 3500 vota.
Ndërsa Eugent Bushpepa dhe kënga e tij “Mall” renditet në vend të 4. Sondazhi vazhdon të jetë i hapur dhe ndryshon nga dita në ditë, pasi në datën 8 shkurt ishte Eugenti ai që kryesonte renditjen. /revistaëho.com