Njerëzit e çfarëdo moshe e duan FIFA 18, por disa tifozë kanë gjetur një uniformë që mund të merret në ndeshje që nuk mund të jetë e përshtatshme për t’u parë nga fëmijët.

Ajo uniformë përmban dy lojtarë që mesa duket kanë futur duart poshtë pantallonave të njëri-tjetrit.

Shumë njerëz kanë reaguar me neveri nga ajo foto, por disa tifozë që dëgjojnë edhe muzikë e kanë njohur menjëherë foton.

Ajo është thjesht një cover i albumit The Balcony nga grupi britanik Catfish and the Bottleman.

Gjithsesi, faji është i EA Sports, që duhet ta kishte hequr imazhin provokues nga loja, megjithëse ka marrë një këngë te kolona zanore e lojës nga grupi anglez.