Teksa jemi në valën e debateve mes Ministrisë së Kulturës dhe artistëve për godinën e re të Teatrit Kombëtar dhe ndërkohë që artistët presin në bisedime ministren Kumbaro, aktori i njohur Bujar Asqeriu ka shpërthyer sot me njeë deklaratë të fortë.
“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin, ia kam lënë Zotin”, ka thënë i revioltuar Asqeriu, duke shtuar: “nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta”.
Deklaratën, Asqeriu e bëri për mediat jashtë ambienteve të teatit, duke kujtuar të madhin Bujar Lako, që jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua për të.
“Ky vend qeveriset nga hajdutë, që vjedhin edhe 100 lekëshin e dosjeve dhe stilolapsave dhe ne na hedhin një kockë dhe tallen me ne”, tha ai.