Shkolla 9-vjeçare dhe e mesme jo publike, "Mihal Ekonomi" në Durrës, ka promovuar në ambientet e Klubit të Artit dhe të Kulturës "Sigal" librin me titull "E para jehonë".

Me iniciativën dhe përkushtimin e drejtueses së kësaj shkollë, Elsa Ekonomi, "E para jehonë" përmbledh copëza kujtimesh e fëmijërie, krijimtarinë e nxënësve ndër vite.

Nxënës të cilët nuk janë më pjesë e këtij insitutcioni arsimor, por që mbeten ende prezent përmes shkrimeve të tyre.

Në këtë promovim morën pjesë drejtues të shkollës si dhe figura të nderuara për qytetin e Durrësit si profesor Rruzhdi Gole, Agim Bajrami, si dhe nxënës e ish-nxënës të cilët rrëfyen përjetimet e tyre pasi kishin lexuar librin.

Dalina Beshiri një ndër organizatoret e aktivitetit dhe mësuese e "Mihal Ekonomi-t", tregon se shkrimet e botuara në këtë libër i përkasin fëmijëve të cilët kanë qënë ndër vite anëtarë të klubit letrar të shkollës.

Aktiviteti u përmbyll me një prezantim të shkurtër të grupit artistik të shkollës që mbanin veshur kostume tradicionale shqiptare.

G.D.