Sanremo 2018 mbërriti. Festivali i Këngës italiane nis sot në mbrëmje.

Nga pallati Ariston i qytetit të Sanremos, do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror italian, por dhe në RTSH. Këtë vit, Sanremo prezantohet nga Claudio Baglioni, i shoqëruar nga Michelle Hunziker dhe Pierfrancesco Favino.

Natën e parë do të interpretojnë të 20-të këngëtarët në kategorinë "Big" dhe do të votojë publiku përmes televotimit, juria demoskopike dhe juria e sallës së shtypit. Të tre sistemet e votimit do të kenë një peshë të ndarë, 40% televotimi, 30% votat demoskopike dhe 30% juria e shtypit.

I ftuar natën e parë do të jetë Gianni Morandi që do të këndojë me Tommaso Paradiso "Una vita che ti sogno". Do të jetë i pranishëm në skenën e Ariston edhe Fiorello.

Në garë është dhe Ermal Meta, i cili këndon me Fabrizio Moro-n "Non mi avete fatto niente", të gjashtët në radhë.

Sanremo do të mbyllet të shtunën, ku do të zgjidhet edhe fituesi, ndërsa për pesë net në skenë do të ngjiten shumë të ftuar italianë dhe të huaj shumë të ftuar italianë dhe të huaj./Class