Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin dy ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetëra shtëpive edhe në qytetin e Shijakut.
Qytetarë të izoluar në shtëpi si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen kanë dërguar foto të përmbytjeve, të publikuara nga “tvklan.al”.
Siç shihet në foto, lumi ka dalë nga shtrati duke përmbytur katet e para të shumë banesave. Sipas banorëve, janë rreth 100 shtëpi të përmbytura që prej orës 4:30 të mëngjesit të së dielës.
Ata ankohen se deri më tani, askush nga bashkia dhe as nga emergjencat civile nuk u ka shkuar në ndihmë.
Marrë nga "tvklan.al"





