Marina Sula është një prej 30 artistëve të rinj më gjenialë të 2018-ës. Dhe këtë e thotë revista ekonomike “Forbes”, që e renditi 26-vjeçaren nga Lezha mes 30 më të mirëve në botë, nën moshën 30 vjeç.

Deri tani Sula ka realizuar 8 ekspozita në instilacione në Vienë, ku edhe jeton, po ashtu në Itali dhe në Tiranë.

Ekspozita e saj e fundit u duartrokit nga të pasionuarit e artit. Me stilin minimalist, ku ndërthuren imazhe të botës dixhitale dhe shpirtërore, 26-vjeçarja tërhoqi për dy muaj publikun vienez tek galeria “Gabriel Sen”.

Puna e saj bazohet tek instalacionet, fotografitë, skulptuarat dhe vizatimet abstrakte. Ekspozita e saj “Soft Power” në Gabriele Seen Gallery në Vjenë në fund të vitit 2016, u vlerësua për përdorimin për strategjisë së reklamimit, performancën në rrjetet sociale si edhe afërsisë në rituale të tilla si spastrimi i trupit për të shpërndarë dallimet ndërmjet brenda dhe jashtë, privatësisë dhe ekspozimit.