Stavri Nica nuk fshihet kurrë. Nëse diçka e mundon, ose i vjen nëpër mend, durrsaku i Teutës nuk përton asnjëherë për ta thënë. Origjinal dhe i drejtpërdrejtë. E bën gjithmonë. Të premten kritikoi drejtuesit për merkaton e dobët. Barazimi me Lushnjen e kishte mërzitur dhe Nica foli.
Së fundmi e ka me lojtarët.“Paratë dhe rrogat. Mendja e futbollistëve të sotëm punon vetëm për këto gjëra. Ata harrojnë detyrën kryesore që kanë dhe vetëm kërkojnë rrogat e flasin vetëm për para”, flet tekniku.
“Nuk e di, por është shumë e rëndësishme të përfaqësosh një qytet me bluzën që mban veshur. Futbollistët nuk e kuptojnë dhe mendojnë vetëm për pjesën financiare”, mbyll Stavri Nica.





