Një sherr i përgjakshëm mes 9 të rinjve shqiptarë e grekë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku si pasojë ka humbur jetën njëri prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur sheshin Kalohori ku viktimë mbeti një grek 22-vjeçar, i cili thuhet se u qëllua me thikë. 22-vjeçari ndërroi jetë prej plagëve të marra në Qendrën Shëndetësore Sindos.
Ende nuk dihet shkaku i sherrit shkruajnë mediat, ndërsa bëjnë me dije se të rinjtë e tjerë kanë rënë në prangat e policisë greke.





