Një person është kapur në flagrancë nga policia në Shkozet të Durrësit me një armë sportive pa leje.

Policia bën të ditur se shtetasi E.M., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 14, u kap ditën e premte po në këtë lagje me një pushkë sportive.

Arma u bllokua nën cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të riut u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.