Vidhet një automjet tip “Benz” në pronësi të një shtetaseje në Durrës.

Vjedhja ka ndodhur në lagjen në lagjen nr. 17, pranë ujësjellësit, ditën e premte.

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetases A.C. 42 vjeçe.

Edhe në këtë rast, hajdutët sërish nuk janë zbuluar, ndërkohë që në Durrës e mbi të gjitha në zonën e Plazhit, vjedhjet e makinave kanë qenë të shpeshta përgjatë një viti.

Policia thotë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.