Policia italiane ka vënë në pranga ditën e sotme dy skafistë vlonjatë, ndërsa ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 900 kg drogë, e cili vinte nga Shqipëria.
Siç bëhet e ditur, Guardia di Finanza ka pikasur një gomone, e cila po lundronte drejt brigjeve të Garganos (Puglia) dhe iu vunë në ndjekje, për ta kapur ditën e sotme.
Në momentet e para të aksionit, policia italiane u ka bërë me shenjë skafistëve që të ndalonin, por ata pasi kanë hedhur pjesën më të madhe të drogës në det, janë braktisur gomonen dhe janë arratisur K.B. 52 dhe B.A. 39 vjeç nga Vlora.
Mësohet se sasia e drogës e kapur nëse do të shitej, trafikantët do të fitonin gati 8 milion euro.





