Një sasi e vogël lënde narkotike i është gjetur një të riu në Durrës.

Shtetasit me iniciale M.M., vjeç 21, banues në Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga uniformat blu, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 doza marijuanë.

I riu u kap në flagrancë një ditë më parë në lagjen nr. 11 të qytetit bregdetar.

Ai u la i lirë dhe po hetohet në gjendje të lirë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.